Matura e SHMLE “Kadri Kusari” Gjakovë

Maturantët dhe profesorët e shkollës së mesme ekonomike ‘Kadri Kusari” u mblodhën mbrëmë për të shënuar mbrëmjen e maturës. Izolimit, distancimit social dhe frikës duket sikur mbrëmë i kishte ardhë fundi për aq kohë sa do të qëndronin aty. Maturantët e kësaj shkolle që nuk pritnin aspak të festonin, pas vendimeve të vazhdueshme që vinin nga MASHT, po e shijojnin në maksimum këtë festë, që i bëri bashkë pas një kohe shumë të gjatë.

Entuziazmi për të shijuar secilin moment të kësaj mbrëmje plot emocion ishte pjesë e pothuajse secilit maturantë duke u përpjekur që me performancat e tyre plot elegancë e sharm ti jepnin emocion mbrëmjes.

Theksojmë se maturantët e gjeneratës së kaluar nuk patën mundësi të përjetojnë emocione të tilla, prandaj është për t’u lavdëruar secila nismë për organizimin e këtij eventi i cili në të njejtën kohë edhe përmbyllë një kapitull të rëndësishëm për nxënësit.

Ishte këngëtari Edi Ermeni me grupin e tij të cilët edhe kësaj radhe krijuan atmosferë festive për maturantët të cilëve ju mbetet që të vazhdojnë tutje me profesionet e zgjedhura.

Read Previous

Zyrtare: Etrit Berisha kalon te Torino

Read Next

Agjencia e parë e turizmit hapësinor në botë hapet në Britaninë e Madhe