Pas garave komunale për ndihmën e parë sot janë mbajtur garat regjionale. Këtë herë pjesëmarrëse ishin disa shkolla nga komuna të ndryshme përfshirë këtu edhe shkollën “Hysni Zajmi” që ka qenë fituese e garave komunale. Fllanza Lama, sekretare e degës së Kryqit të Kuq në Gjakovë tregon se janë bërë të gjitha përgatitjet me kohë që gjithçka të zhvillohet sipas planifikimeve.
Se sa e rëndësishme është ndihma e parë në rast të incidenteve e tregojnë edhe këta nxënës që kanë ardhur në Gjakovë për të qenë pjesë e garës
Vendin e parë e zunë nxënësit e Shkollës së Mesme të Infermierisë “Fehmi Agani”nga Klina, të dytin Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Hysni Zajmi” nga Gjakova ndërkaq në vendin e tretë e rrëmbyen nxënësit e Shkollë së Mesme të Mjekësisē nga Peja.