Nxënës nga komunat e Gjakovës, Malishevës dhe Rahovecit sot iu nënshtruan garës ndërkombëtare të matematikës “Kangaroo- Kosova 2021”. Koordinatorja Fëllanza Juniku Zeka tha se në mesin e 82 shteteve të botës edhe Kosova është pjesë e kësaj gare.
Pjesë e garës Kangaroo ishin nxënësit nga klasa e dytë deri në klasën e 12-të. Pjesëmarrësit thanë se detyrat ishin sfiduese por edhe logjike.
Kjo garë është organizuar nga Instituti për inteligjencë të jashtëzakonshme ATOM me përkrahje të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe ka për qëllim promovimin dhe popullarizimin e matematikës si dhe përkrahjen e talentëve të kësaj fushe.