Është mbajtur mbledhja e parë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2022.
Fillimisht u raportua nga Stacioni Policor i Gjakovës. Zëvendës komandanti i këtij stacioni Ramë Beka , tha se situata është e mirë dhe e qëndrueshme duke treguar disa prej rasteve të cilat i kanë trajtuar së fundmi.
Nga anëtarët u parashtruan disa pyetje që kryesisht kishin të bëjnë me sigurinë e nxënësve në shkolla.
Po ashtu u kërkua të dihet edhe mbi situatën në lagjen “Ali Ibra” sa i përket qarkullimit të narkotikëve në atë anë .
Nga policia thanë se janë disa plane operative që parashihen të realizohen për siguri më të lartë në shkolla dhe menaxhimin e situatës në në lagjen “Ali Ibra”.
Kryetari Gjini potencoi se duhet përdorur të gjitha mjetet për ndalimin e mbajtjes së armëve në shkolla në mënyrë që nxënësit të jenë të sigurtë në institucionet ku arsimohen.
Në fund u vendos edhe për formimin e grupit punues për hartimin e planit të punë për vitin 2022 për këtë komitet ku u zgjodhën 9 anëtarë që do të punojnë në hartimin e këtij plani.