Mbahet mbledhja e radhës e KPF-së

Sot është mbajtur mbledhja e tretë për vitin 2021 e Komiteti për Politikë e Financa (KPF) në komunën e Gjakovës.
Në bazë të Rendit të Ditës, të propozuar nga kryesuesi Anton Shala, si pikë kryesore ka qenë prezantimi i Informatës Financiare Komunale për periudhën Janar – Dhjetor 2020, informatë kjo e cila është dhënë nga drejtori i drejtorisë për Buxhet dhe Financa Durim Halilaj.


Pas diskutimit, kjo pikë ka kaluar për diskutim të mëtejmë në Kuvendin Komunal. Pikë tjetër e këtij takimi, po ashtu ka qenë nga sektori i financave me ç ‘rast është diskutuar dhe është bartur për diskutim të mëtejmë në mbledhjen e Kuvendit Komunal edhe bartja e të hyrave vetanake të pashpenzuara nga viti fiskal 2020 në buxhetin e vitit 2021

Këtë lajm e ka bërë të ditur vet komuna e Gjakovës në rrjetin social Facebook :

Është mbajtur sot mbledhja e tretë për vitin 2021 e Komiteti për Politikë e Financa (KPF) në komunën e Gjakovës. Në bazë…Posted by Kuvendi Komunal – Gjakovë on Monday, March 15, 2021

Read Previous

Vëllaznimi me akuza të rënda drejtuar gjyqtarit të ndeshjes, pas takimit me Dukagjinin

Read Next

Policia me aksion në Prizren gjatë fundjavës, ndalohen 23 valltare nga Shqipëria