Mbi 1 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1625 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 36 prej të cilave kanë qenë me lëndime, ndërsa 61 me dëme materiale.

Në raportin e saj 24 orësh, policia njofton se janë arrestuar 26 persona, ndërkaq 18 janë dërguar në mbajtje. /RTK/

Read Previous

SHBA dërgon nëndetëse në Lindjen e Mesme ndërsa tensionet rriten

Read Next

Zelensky jep komentet e para për inkursionin ukrainas: Rusia meritonte një përgjigje