Mbi 13 mijë raste aktive me COVID-19 në vend

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë 13 mijë e 106 persona me virusin COVID-19 aktiv.

Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 86 mijë e 194 persona teksa kanë humbur jetën 1 mijë e 819 pacientë, njofton Klan Kosova.

Po ashtu nga ky virus deri tani janë shëruar 71 mijë e 269 pacientë.

Gjatë 24 orëve të kaluara u regjistruan 860 raste të reja, gjashtë viktima dhe 682 pacientë të shëruar.

Read Previous

Valon Berisha mungon kundër Suedisë

Read Next

YIHR Serbia: Vuçiq po manipulon me të dhënat për viktimat e luftës në Kosovë