Të premten ka përfunduar afati për konvertimin e targave ilegale të Serbisë në ato të Republikës së Kosovës.
Deri tani gjithsej 4 mijë e 293 vetura i kanë konvertuar targat ilegale serbe në RKS.
Kështu ka bërë të ditur Veton Elshani, zëvendës komandant i Policisë së Kosovës për veriun.
“Sot është dita e parë pas kalimit të afatit për konvertim të targave. Targat KM, PR, GL etj nga sot trajtohen si targa me afat të skaduar dhe automjeti poashtu trajtohet si i tillë. Sa i përket këtij fenomeni rajoni i Veriut trajtohet nga sot e tutje sikur të gjitha rajonet e tjera e që dmth Polici në rrugë e vendos me dhënë vërejtje, me shqiptu gjobë apo me ja konfisku veturën”, deklaroi Elshani. /Telegrafi/