Mbi 50 aksidente e mbi 2 mijë gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka bërë të ditur se 2 mijë e 176 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 52 aksidente, 21 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 31 vetëm me dëme materiale. /GazetaSinjali/

Read Previous

“Travel Radar”: Shqipëria, perla e fshehur evropiane nën radarin e turistëve të huaj

Read Next

Trump shpall rregulla të reja për të kufizuar ndikimin e Kinës