Që nga fillimi i vaksinimit e deri më tani mbi 70-80% e mësimdhënësve në komunën e Gjakovës janë te vaksinuar me dozën e parë. Ndërsa mbi 50% me dozën e dytë dhe pjesa e mbetur do të vazhdojë te vaksinohen. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i arsimit, Gjevalin Nikollbibaj i cili theksoi se do të hapet edhe një link online ku do të publikohen statistikat e këtij procesi për të gjitha shkollat.
Nikollbibaj ju bënë thirje të gjithë stafit mësimor, drejtorëve poashtu edhe qytetarëve qe të vaksinohen, për të mirën e të gjithëve.
Në mënyrë që viti i ri shkollor të fillojë me prani fizike dhe orar të rregullt, Ministria e Arsimit bën apel për mësimdhënësit që të vaksinohen.