Mbi 9 mijë të infektuar në një ditë në Gjermani

Ka pësuar një rritje numri i të infektuarve me koronavirus në Gjermani.

Raportohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 9,160 raste të reja me Covid-19.

Ndërsa, sipas të dhënave të lëshuara të hënën nga Instituti Robert Koch, vëzhguesi epidemiologjik i vendit numri total i të infektuarve është 3,425,982.

Në 24 orët e fundit, betejën me sëmundjen e humbën 84 pacientë të tjerë kurse bilanci total i viktimave është 83,276./Ekonomiaonline

Read Previous

A do të zvogëlojnë vaksinat transmetimin e virusit covid-19 ?

Read Next

Kim Jong, merr vendim për ndalim të muzikës dhe stileve të flokëve që ai nuk pëlqen