Mbretëria e Bashkuar ka injektuar më shumë se 5 milionë njerëz me dozat e dyta të vaksinës

Më shumë se pesë milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar janë vaksinuar me dozat e dyta të vaksinës kundër coronavirusit.

Sipas shifrave të qeverisë deri më datën 2 prill, numri i njerëzve që morën dozat e dyta ka tejkaluar shifrën prej 5.2 milionë, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të imunizimeve në më shumë se 36 milion,

“Ne kemi arritur një tjetër moment historik në programin tonë të vaksinimit, me mbi pesë milionë njerëz të vaksinuar me nga dy doza”, tha kryeministri britanik, Boris Johnson.

“Unë i nxis të gjithë njerëzit t’i marrin dozat e dyta, sa më shpejt që t’ju ofrohet atyre”, deklaroi ai.

Ndryshe, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 4.3 milionë raste si pasojë e COVID-19 si dhe 127 mijë viktima, bazuar në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins. /Telegrafi/

Read Previous

Serumet natyrale për energji pranverore

Read Next

Dërgohet për obduksion trupi i punëtorit që vdiq në Prishtinë