Mbreti Charles III do të takohet me Papa Françeskun

Mbreti britanik Charles III dhe Mbretëresha Camilla do të udhëtojnë në Itali në pranverë, ndërsa gjatë vizitës së tyre në Romë do të takohen me Papa Françeskun në Vatikan.

Udhëtimi do të jetë një tregues i qëllimit të tij për të bërë një hap të rëndësishëm përpara pasi Vatikani feston vitin e tij jubilar 2025, i cili festohet çdo 25 vjet, raporton The Mirror.

Papa e quajti jubileun, i cili filloi në prag të Krishtlindjeve dhe do të zgjasë deri më 6 janar të vitit të ardhshëm, “Pelegrinët e Shpresës”, gjatë të cilit miliona pelegrinë do të vizitojnë Romën dhe Vatikanin në kërkim të ripërtëritjes shpirtërore.

Mbreti Charles III do të jetë monarku i parë në 10 vjet që do të takohet me kreun e Kishës Katolike Romake dhe do të jetë hera e parë që ai do të takohet me Papa Françeskun si një monark britanik./abcnews.al

Read Previous

Sa mund të ndikojnë mediat sociale në zgjedhje?

Read Next

Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United