Mbyllet rruga Prizren-Prevallë

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës njofton se nga 23-25 shtator 2024, rruga  Prizren-Prevallë do mbyllet për qarkullimin e automjeteve në intervalin kohor nga ora 9:00 -17:00.

Gjegjësisht do të mbyllet rruga rajonale R-115 segmenti Prizren-Prevallë, me rastin e asfaltimit të kësaj rruge:” Rikonstruimi i rrugës rajonale R-115 Prizren-Prevallë, Loti I.

Mbyllja e këtij segmenti përfshin lokacionin nga dalja e Prizrenit (lagjja Marashi) deri te tuneli i parë i rrugës për Llokovicë./Klankosova.tv

Read Previous

Pensionohet infermierja Shpresa Aliçkaj

Read Next

Europa ka pyetje për t’iu përgjigjur lidhur me abuzimin me emigrantët në Tunizi, thonë eurodeputetët