McClung në histori

Fundori i Orlando Magic, Mac McClung, është futur në histori duke u bërë i pari që ka fituar garën e ngulitjeve tri herë rresht në Fundjavën e Yjeve të NBA-së. 

26-vjeçari të shtunën mbrëma në “Bay Arena” në San Francisco magjepsi me ngulitjet e tij spektakolare. Ndër më impresivet ishte kur e kaloi një veturë dhe nguliti nga prapa. 

Ai mposhti Andre Jackson Jr, Stephnon Castle dhe Matas Buzelisin. 
McClung mori pikë maksimale me ngulitjet e tij. 

E Tyler Herro i Miami Heat ka fituar garën e trepikëshave. Ai në raundin e fundit realizoi 24 pikë, duke e mposhtur Buddy Hieldin e Golden State Warriors. 

Ndërkohë “Team Cavaliers” i bërë nga Evan Mobley dhe Donovan Mitchell fituan garën e shkathtësisë./koha.net/

Read Previous

Lionel Messi nuk ka fituar vetëm ndaj 11 skuadrave në karrierën e tij

Read Next

Policia shqiptoi gati 1600 gjoba trafiku për një ditë