Është shkolla që e ka dëshmuar veten tash e sa kohë me nxënësit e mrekullueshëm fryt të saj.
Të gjithë këta nxënës janë histori suksesi, e kur ai është i garantuar zgjedhja është më e lehtë.
Puna e dedikuar e mësimdhënësve dhe kushtet e menduara deri në detaje bëjnë që konkurrenca për të qenë pjesë e kësaj shkolle dita-ditës të rritet.
Për t’u bërë pjesë e kësaj shkolle duhet t’i ndiqni këto rregulla të thjeshta:
Shkolla “Mehmet Akif” në Gjakovë, organizon provimin pranues për regjistrim në klasat: 6, 7, 8, 9 dhe 10. Provimi pranues do të mbahet të shtunën, më 20 Mars, në ora 10:00, në shkollën “Mehmet Akif” në Gjakovë. Aplikimi mund të bëhet online www.mackosova.com Nxënësit që nuk mund të bëjnë aplikimin online, mund të aplikojnë në ditën e provimit në shkollë.
Nxënësit më të suksesshëm do të fitojnë bursa shkollimi!