Në mbledhjen e fundit të jashtzakonshme të mbajtur me kryetarët e nivelit komunal dhe të universiteteve Sindikata e bashkuar e asimit ka vendosur që të shtunën e 4 dhjetorit të protestohet qetësisht për mos implementim të ligjit të pagave.
Sindikalistët kërkojnë që në konsultimet për ligjin e pagave të jenë të involvuar në grupet punuese edhe përfaqësues nga SBAASHK-u të cilët do ti mbrojnë interesat e atyre që përfaqësojnë.
Sipas profesorit Maliqi, edhe mësimdhënësit nga komuna e Gjakovës do të mbështesin të gjitha veprimet e paralajmëruara nga sindikata e arsimit
Në lidhje me veprimet e paralajmëruara nga SBASHK-u, në konferencën e rregullt javore nga MASHT ka folur edhe zëvendësministri i Arsimit Dukagjin Pupovci, i cili është shprehur se është duke u punuar që deri në fund të vitit të bëhen të ditura disa afate konkrete.
Theksojmë se aktualisht i gjithë procesi mësimor në Gjakovë është duke u zhvilluar sipas skenarit me prezencë fizike të nxëënsve në shkollë.