Emisioni shumë i dashur tashmë nga ju ME ELDITËN këtë javë solli pranë jush temën “Rregullat e Agjërimit”. Duke qenë se jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, të gjithë besimtarët që agjërojnë do njihen nga afër me rregullat për ta bërë drejt atë. Për t’u njohur me gjithçka që ka të bëjë me agjërimin, iftarin, syfyrin, çfarë ndodh me trupin tonë kur agjërojmë etj. Përgjigjet do i marrim nga mysafirët e ftuar, profesionistë të fushave.
Të ftuar ishin: Arsim Morina, imam në xhaminë e Sefës dhe Dr. Rrezearta Sahiti, psikiatre për fëmijë dhe adoleshentë.
Për ta kuptuar historikun e Ramazanit, si festë e shenjtë dhe të mirat e tij në aspektin fetar e atë profesional, ndiqni emisionin e plotë: