Me nderimet më të larta është varrosur pasditen e sotme Shefqet Vokshi, i njohur për shumicën si Baca Qetë. Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini me bashkëpunëtorë vendosën kurora me lule për të nderuar kontributin dhe veprimtarinë e Vokshit.
Ai dhe familja e tij kontribuan me shekuj. Ishte edhe i burgosur politik në kohën e pushtimit serb, duke dhënë gjithcka nga vetja në secilën etapë tw vendit .Poashtu ishte pasardhës i familjes patriotike Vokshi, familjes së Sylejman e Bije Vokshi.
Të pikëlluar që kanë humbur njeriun e çmueshëm të familjes u shprehën familjarët. Në emër të tyre ishte djali i të ndjerit që falenderoi të pranishmit e shumtë në këtë ceremoni mortore. Vox
Baca Qetë u nda nga jeta në moshën 78 vjeçare duke lënë pas vetes kujtime e vepra të paharruara për ata që patën fatin ta njohin por edhe të tjerë tek të cilët la gjurmë të pa shlyeshme.