Qendra për Punë Sociale në Gjakovë është ajo që ndihmon Gjykatën Themelore sa i përket divorceve.
Gjatë kësaj periudhe kjo qendër ka pasur sukses në tentim pajtim të 6 çifteve bashkëshortore.
Edhe gjatë kohës së pandemisë kjo qendër i ka kushtuar rëndësi të veçantë takimeve prindër-fëmijë, duke i dhënë rëndësi parësore shëndetit mendor të fëmijëve.
Në kuadër të kësaj qendre ka edhe psikologë e sociologë që janë në dispozicion të çifteve që janë në prag të divorcit.
Sipas statistikave të Gjykatës Themelore të Gjakovës në vitin 2020 ka pasur më pak divorce. Krahasuar me vitin 2019 ku janë zgjidhur 141 lëndë, në 2020-tën janë zgjidhur 70 të tilla.