Medica Gjakova vazhdon mbështetjen e viktimave të dhunës seksuale, gjatë luftës së fundit në Kosovë

Për organizatën Medica Gjakova ky vit ka qenë një një vit sfidues pasi pandemia ka ndikuar dukshëm në verifikimin e të mbijetuarave të dhunës seksuale, megjithatë  puna nuk është ndalur. Në nivel vendi për vitin 2021 sipas komisionit përzgjedhës deri më tani janë 184 aplikacione nga burra dhe gra të cilët janë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kështu tha Mirlinda Sada nga Medica Gjakova e cila është një nga katër organizatat që merret me këtë process dhe trajtimin e të të mbijetuarëve të dhunës.

Vetëm në Medica Gjakova  Sada thotë se janë të paraqitura 56 raste gjatë këtij viti.

Në Medica Gjakova paraqiten viktima të dhunës seksuale nga regjione të ndryshme. Përvec femrave që trajtohen vazhdimisht përmes seancave psikologjike këtu janë paraqitur edhe meshkuj që cilët kanë kërkuar ndihmë për trajtimin e pasojave që ka shkaktuar dhuna dhe përjetim I kësaj tragjedia e cila për të gjithë vazhdon të jetë tejet e rënë edhe pas më shumë se 20 vitesh.

Read Previous

Me 4 dhjetor SBASHK-u paralajmëron protestë

Read Next

Temat për të cilat do të diskutojnë Kosova dhe Serbia të martën në Bruksel