Mehaj: Në Kosovë janë rreth 1.300 farmacistë të licencuar

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Farmacistëve në gjithë botën.

Drejtoresha e Barnatores Qendrore në QKUK, Dardane Mehaj theksoi se në Kosovë janë rreth 1.300 farmacistë të licencuar të cilët ushtrojnë profesionin në fusha të ndryshme, mirëpo pjesa më e madhe e tyre është në institucione private.

“Roli i farmacistit në zinxhirin shëndetësor është shumë i rëndësishëm. Është hallka e fundit e përballjes me pacientin. Farmacisti jo vetëm në institucionet shëndetësore shtetërore, por edhe në ato private, në barnatoret e spitaleve e në klinika, fabrika dhe marketing, gjithkund ku ushtron profesionin, e bën me nder me përgjithësi të madhe për shkak se është profesion mjaft i ndjeshëm”, tha Mehaj.

Ajo bëri me dije se për herë të parë në Kosovë do të bëhet shërbimi i farmacisë klinike së bashku me shërbimin e toksilogjisë.

“Kjo është një e arritur që nuk ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë. Kemi pasur specialistë të fushave, të cilët veç janë specializuar në këtë lëmë mirëpo, fatkeqësisht, profesionin nuk e kanë ushtruar si të tillë. Nuk është roli i farmacistit vetëm shitja e barnave. Roli i farmacistit është këshillëdhënia”, tha ajo. /RTK/

Read Previous

Hovenier: SHBA do ta mbështesë Kosovën në rrugën euro-atlantike

Read Next

Kina teston një raketë balistike ndërkontinentale për herë të parë në dekada