Mehaj viziton Fabrikën e teknologjisë së lartë ushtarake dhe dronëve “Samel-90”

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se gjatë vizitës në Bullgari ka vizituar Fabrikën e Teknologjisë së Lartë Ushtarake dhe dronëve në qytetin Samokov si dhe takim me drejtorin e kompanisë “Samel-90”.

Mehaj në një postim në Facebook shkruan se gjatë kësaj vizite ka pasur mundësinë t’i shikojë nga afër afër sistemet dhe produktet inovative që prodhon industria e mbrojtjes bullgare.

“Gjatë vizitës në Bullgari, ishim edhe në Fabrikën e Teknologjisë së Lartë Ushtarake dhe dronave në qytetin Samokov si dhe takim me drejtorin e kompanisë “Samel-90”.

Gjatë kësaj vizite patëm mundësinë të njoftohemi dhe të shohim nga afër sistemet dhe produktet inovative që prodhon industria e mbrojtjes bullgare”, shkruan Mehaj. /Telegrafi/

May be an image of 2 people, people standing and outdoors
May be an image of 3 people, people standing and outdoors
May be an image of 5 people, people standing and outdoors

Read Previous

​Osmani: Në Kosovë nuk ka rritje të incidenteve ndër-etnike

Read Next

Kryeministri Kurti flet për mbledhjen e sotme të Qeverisë