Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi erdhi sot në Gjakovë për të mbështetur kandidaten për kryetare të Gjakovës Arbnesha Kuqi, ai në fjalën e tij tha që Gjakova i ka dhënë shumë Kosovës në çdo pikpamje.
Arbnesha Kuqi kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës nga radhët e PDK-së ndër të tjera shpalosi edhe programin e saj qeverisës për 4 vitet e ardhshme.
Në këtë rast u prezentuan edhe kandidatët për asamblen komunale të Gjakovës.