Personat e infektuar me Covid-19 në komunën e Gjakovës që janë të izoluar në shtëpi tashmë kanë një vendim i cili është lëshuar nga Inspektoriati sanitar. Në këtë vendim thuhet që të izoluarit obligohen që të respektojnë masën e karantinimit me qëllim të mbrojtjes së popullatës nga mundësia e shpërndarjes dhe infektimit me COVID-19. Drejtoria e Inspektoriatit nëpërmjet një e-maili bëjnë të ditur se:
Inspektorët sanitarë kanë nxjerrur 1051 vendime për izolim për personat e rezultuar me Covid-19. Ndërsa janë shqiptuar dy gjoba kundër dy personave të cilët nuk kanë respektuar këtë urdhëresë. Andaj, kërkohet që personat të cilët kanë rezultuar me Covid-19 pozitiv t’i përmbahen kësaj mase që pandalon përhapjen e virusit. Edhe Stacioni Policor në komunën e Gjakovës bënë të ditur se për të gjithë ata që nuk respeketojnë masat anticovid do të ketë procedurë penale.
Të gjithë të infektuarit apo të dyshuarit me COVID-19 nuk ju lejohet qarkullimi i tyre përveç për arsye shëndetësore të mjekimit, të njëjtit duhet të izolohen deri në kalimin e periudhës së inkubacionit apo shërimit nga kjo sëmundje infektive thuhet në këtë vendim.