Mërgim Berisha pritet të largohet nga Fenerbahce në fund të këtij sezoni

Mërgim Berisha pritet t’i jap lamtumirën Fenerbahces me të përfunduar ky edicion.

Sulmuesi shqiptar me pasaportë gjermane duket se ka gjetur një marrëveshje me klubin turk që në këtë verë të largohet.

Sipas asaj që raporton fotoMac, 23-vjeçari nuk ka plotësuar pritshmëritë e Fenerbahces dhe do të largohet.

Nga ana tjetër, Berisha ka tashmë një ofertë në tavolinë dhe thuhet se është i gatshëm për një aventurë të re.

Me marrëveshje të dyanshme, pritet edhe të ndodhë ndarja – me sulmuesi që shpreson në një periudhë më të suksesshme.

Deri më tani në këtë edicion, ai ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar tri asistime. /Telegrafi/

Read Previous

Kurti dhe Vuçiq nesër në Berlin, takohen me kancelarin Scholz

Read Next

Arrestohen dy persona në Gjakovë, dyshohen për shitje apo shpërndarje të paautorizuar të drogës