SBASHK-u në një mbledhje të thirrur para dy ditësh kishte marrë vendim që sot më 12 maj të mbahet grevë në orën e parë mësimore në të dy ndërrimet paradite dhe pasdite.
E kësaj thirrje i’u përgjigjën mësimdhënësit, të cilët që disa kohë janë duke kërkuar që qeveria të hartojë ligjin e pagave.
Në shkollën e mesme ekonomike “Kadri Kusari” të gjithë mësimdhënësit kishin bojkotuar mësimin duke qëndruar në sallën e mësimdhënësve përpos atyre që ishin kujdestar dite të cilët qëndronin në korridore të shkollës.
Situatë e njëjtë ishte edhe në shkollën e mesme të mjeksisë “Hysni Zajmi”.
Thirrjes për grevë i janë përgjigjur edhe mësimdhënësit e shkollës së mesme teknike “Nexhmedin Nixha”.
Kryetari i sindikatës së arsimit në Gjakovë tha që greva është mbajur në të gjitha shkollat e komunës së Gjakovës, në përjashtim të një shkolle në fshatin Babaj të Bokës, ku tre mësimdhënës nuk e kanë respektuar vendimin e SBASHK-ut.
Në mbledhjen e kaluar të SBASHKU-t gjithashtu është bërë e ditur që nëse qeveria këtë kohë nuk do të marrë masa atëherë Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës më 20 maj do të mbajë protestë në Prishtinë.