Mësimi në shkollë më efikas për nxënësit

Nxënësit e ciklit të ulët të shkollës “Shaban Gola” po bëheshin gati për të nisur mësimin. Me çanta në krahë ata prisnin para derës së shkollës me padurim. Këtu na priti drejtori Gëzim Gjuraj me të cilin biseduam për kushtet në të cilat zhvillohet mësimi këtu.

Pandemia  nuk la pa prekur as këtë shkollë. Me virusin Covid-19 janë përballur disa mësimdhënës dhe vetëm 2 nxënës. Drejtori tha se ndihet i lumtur që nxënësit i janë kthyer bankave shkollore.

Ne u ndalëm edhe në disa paralele për të parë se si është duke u zhvilluar procesi mësimor. Për mësimdhënësen nga Elbasani, Trëndafile Shala kthimi fizik i nxënësve në shkolla ka qenë vendimtar për mbarëvajtjen e mësimit.

E më të vegjlit janë ata që me padurim kanë pritur të kthehen pranë shokëve e shoqeve.

Mësimi këtu është duke u zhvilluar në koordinim me masat e pandemisë, për implementimin e të cilave përveç komunës shkolla është ndihmuar me mjete higjenike edhe  nga organizata të ndryshme.

Read Previous

Vetëm këtë javë në QMF “Emin Duraku” janë ofruar 20 vizita dhe mbi 50 shërbime

Read Next

PSD ia prezanton Lajçakut disa fakte për pavarësinë e Kosovës