Meta do të nis testimin e reklamave në Threads për përdoruesit në SHBA dhe Japoni

Gjigandi i teknologjisë Meta njoftoi këtë të premte se do të fillojë testimin e reklamave në Threads në Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë, ndërsa aplikacioni ka arritur mbi 300 milionë përdorues aktivë në muaj.

Gjatë testimit, reklamat me imazhe do të shfaqen në feed-in kryesor të Threads për një pjesë të vogël të përdoruesve.

Po ashtu, Meta do të testojë një filtër inventar të mundësuar nga inteligjenca artificiale, i cili do të lejojë reklamuesit të kontrollojnë se në cilën përmbajtje organike shfaqen reklamat e tyre.

Jasmine Enberg, analiste kryesore në Emarketer, theksoi se synimi i reklamave në Threads, vetëm disa javë pas përmirësimit të përmbajtjes nga Meta, do të tërheqë vëmendjen e reklamuesve.

Por pasiguria në TikTok po shtyn markat të kërkojnë alternativa dhe Meta nuk do të humbasë mundësinë për ta futur Threads në lojë. / abcnews.al

Read Previous

Federata e Spanjës e hapur për zhvendosjen e El Clasicos jashtë vendit

Read Next

Tragjedia në Turqi, 14 të arrestuar mes tyre edhe nënkryetari i bashkisë