Mijëra turistë e vizitojnë Brukselin për “pyllin magjik”

Ashtu siç do vit, magjia rikthehet në Belgjikë, me tapetin e luleve shumëngjyrëshe, ku mbizotërojnë lule kambanat blu, që mbulojnë të gjithë pyllin Halle, jo shumë larg kryeqytetit belg, Bruksel.

Çdo vit në prill, turistët nga e gjithë bota mblidhen në “Pyllin Blu” për të parë nga afër lulet, që celin vetëm për një periudhë të shkurtër, 7 deri në 10 ditë.

“Kemi ardhur herët. Në fakt jemi zgjuar në 5 për tu siguruar që të shijojmë edhe lindjen e diellit. Ndaj erdhëm herët”, thotë Tobias, një nga vizitorët.

“Kemi lule blu por edhe kaq shumë ngjyra bashkë, bashkë me lule zymbyli dhe aromën e pyllit, që bën bashkë në harmoni magjinë e pyllit, që ikën shumë shpejt. Bashkë me mjegullën e mëngjesit dhe dritën e diellit, është thjesht e magjishme. Është një pyll përrallor”, shton fotografja Nathalie Annoye.

“Është një vend magjik, I jashtëzakonshëm, atmosfera këtu është fantastike. Lindja e diellit është vërtet e bukur dhe të jep mundësinë të bësh foto të jashtëzakonshme”, e cilëson eksperiencën Sebastien, nga vizitorët e shumtë.

Pas çeljes së shkurtër, gjethet nisin të rriten në pemë, duke bllokuar dritën e diellit pa arritur lulet, duke I dhënë vizitorëve mundësinë që vetëm për pak ditë, të shijojnë pamjen magjike.

/A2CNN/

Read Previous

Për herë të parë në 10 vjet, Netflix shënon rënie të numrit të abonentëve

Read Next

Web Summit në Lisbonë, ambasada u bënë thirrje për pjesëmarrje kompanive kosovare që veprojnë në fushën e teknologjisë informative