Detajet e ndeshjes:
📅 E diel, 2 shkurt | 🕕 Ora 18:00
⚖ Arbitër: Chiffi |
Gjendja e Milanit
Pas disfatës në Zagreb, Milani nuk ka kohë për të reflektuar, pasi e pret derbi i tretë sezonal, i pari në “San Siro” si pritës. Trajneri Sergio Conceicao ka rikuperuar Calabria-n dhe ka për herë të parë në dispozicion Walker, por humbet Gabbia-n dhe Morata-n, i cili është në prag të largimit.
🔴⚫ Formacioni i mundshëm i Milanit (4-3-3):
Portier: Maignan
Mbrojtja: Calabria/Waker, Tomori, Pavlovic, Theo Hernandez
Mesfusha: Reijnders, Musah, Bennacer
Sulmi: Pulisic, Abraham, Leao
Gjendja e Interit
Simone Inzaghi e ka grupin thuajse të plotë, me përjashtim të Correa-s dhe është në pritje të një zëvendësuesi për Buchanan. Acerbi mund ta nisë nga stoli derbin, ndërsa lajmi kryesor është rikthimi i Calhanoglu si titullar. Nëse turku nuk luan nga minuta e parë, atëherë ka një duel mes Asllanit dhe Zielinskit për atë rol. Ende nuk dihet nëse Taremi do të jetë i gatshëm të ulet të paktën në stol.
🔵⚫ Formacioni i mundshëm i Interit (3-5-2):
Portier: Sommer
Mbrojtja: Pavard/Bisseck, De Vrij, Bastoni
Mesfusha: Dumfries, Barella, Calhanoglu (Asllani/Zielinski), Mkhitaryan, Dimarco
Sulmi: Lautaro, Thuram