Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, sërish ka vlerësuar se në raportin e progresit ka pasur rritje në punësim.
Murati, ka thënë se dallimi në mes të qeverisjes Kurti dhe atyre paraprak në punësim është 5-fish.
“Punësimi përgjatë viteve 2015-2020 është rritur mesatarisht 1.4% në vit. Punësimi përgjatë viteve 2021-2023 është rritur mesatarisht 7.1% në vit (10.4, 5.4, dhe 5.4)”.
“Pra dallimi është 5-fish në mes të qeverisjes sonë dhe atyre paraprake për sa i përket rritjes së vendeve të reja të punës”, ka shkruar ai në rrjetin social ‘Facebook’.
Sipas tij, situata ka qenë përtokë kur qeverisja Kurti, e kishte marrë udhëheqjen.
“E vërtetë që ende ka hapësirë për rritje të pjesëmarrjes së popullsisë aktive në tregun e punës, por duhet kuptuar që situatën e kemi marrë “përtokë” dhe pavarësisht progresit gjatë tri viteve të fundit, duhet ende kohë derisa gjithçka të rregullohet”. /Albanianpost.com