Sot para Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të protestojnë fermerët e vendit tonë me rreth 200 traktorë.
Por protesta e tyre nuk do të pritet nga ministri Faton Peci. Ai po qëndron në SHBA për vizitë zyrtare. Në SHBA po qëndrojnë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Organizatorët e protestës kanë paralajmëruar se në protestë do të jenë 200 traktorë.
“E njoftojmë Policinë e Kosovës, Qendra në Prishtinë, se me kërkesën e bujqve të Kosovës, pas skadimit të afatit 72-orësh të këtij njoftimi, do të mbahet një protestë e madhe paqësore me mekanizëm bujqësor më datën 23.09.2021, (rreth 200 traktorë), para Ministrisë së Bujqësisë, për të kundërshtuar padrejtësitë e mëdha që po iu bëhen bujqve nga Ministria e Bujqësisë”, thuhet në njoftim.
Disa video që po qarkullojnë në rrjete sociale vetëm se paraqesin nisjen e traktorëve drejt Prishtinës./Reporteri.net