Ministria e Jashtme e Shqipërisë iu heq pasaportat diplomatike lojtarëve të Kombëtares shqiptare

Lojtarët dhe drejtuesit kuqezi të cilët mbajnë pasaporta diplomatike duhet t’i dorëzojnë ato pas kërkesës zyrtare që i është nisur FSHF-së.

Lojtarët u pajisën me pasaporta diplomatike pas suksesit në Euro 2016.

Ata u pajisën me pasaporta gjatë ceremonisë ku ministër i Punëve të Jashtme ishte Ditmir Bushati.

Vendimi mësohet se nuk është pritur mirë në kampin kuqezi.

Në kualifikueset e Botërorit “Katar 202”, Shqipëria fitoi dy ndeshjet e para ndaj Andorrës dhe San Marinos, por humbi përballë Anglisë./NOA.al

Read Previous

Kurti emëron zëvendësministër të Financave të dënuarin për keqpërdorime me para të shtetit

Read Next

Çmimet Oskar 2021, gjithçka duhet të dini për të nominuarit dhe 25 prillin