Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen me dozën përforcuese antiCOVID-19

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin edhe dozën përforcuese të vaksinës antiCOVID-19.

MSH thekson se doza përforcuese e vaksinës mund të përmirësojë ose rivendos mbrojtjen kundër COVID-19, e cila mund të jetë ulur me kalimin e kohës.

“Vaksinat kanë shpëtuar shumë jetë nga COVID-19 anekënd botës dhe në Kosovë, gjithashtu.

Që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19, mbi 902 mijë qytetarë të Kosovës kanë marrë dozën e parë, ndërsa mbi 822 mijë qytetarë që të dy dozat e vaksinës.

Doza përforcuese e vaksinës Covid-19 mund të përmirësojë ose rivendos mbrojtjen kundër COVID-19, e cila mund të jetë ulur me kalimin e kohës.

Besojuni fakteve dhe merrni edhe dozën përforcuese!”, thuhet në postimin e Ministrisë së Shëndetësisë. /Telegrafi/

May be an image of one or more people and text
May be an image of text

Read Previous

1.2 milionë vdekje çdo vit nga mbipesha në Evropë, OBSH publikon raportin

Read Next

Kosovari zgjedhet deputet në Parlamentin e Kantonit të Bernës