Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se vendi i tyre u sulmua me qindra dronë

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se ky vend është sulmuar me 158 dronë në rajone të ndryshme.

Rusët pretendojnë se kanë arritur të rrëzojnë të gjithë dronët, derisa video të ndryshme amatore shfaqin zjarret në rajonet e ndryshme.

“Gjatë natës 46 dronë janë interceptuar dhe shkatërruar mbi rajonin e Kurskut, 34 tjerë në Bryansk, 28 në Voronezh, 14 në Belgorod, 8 në  Ryazan, 2 mbi qytetin e Moskës, 7 në rajonin e Moskës, 5 në Kaluga, 4 në Lipetsk si dhe 3 në Tula”, u tha nga ministria ruse e Mbrojtjes.

Dy dronë tjerë pretendohet se kanë sulmuar në Tambov dhe Smolensk, kurse deri më tani nuk dihet nëse ka dëme materiale apo viktima.

Javë më parë forcat ruse kryen një prej sulmeve më të mëdha në territorin ukrainas, duke goditur trafo-stacionet e energjisë elektrike.

E ukrainasit ishin zotuar se do të hakmerren për këtë sulm, për të cilin thanë se do të marrë përgjigjen e duhur. /Telegrafi/

Read Previous

Piloti pretendon se pa UFO-t duke fluturuar në 10 mijë metra lartësi mbi Oqeanin Atlantik

Read Next

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin artilerik të mbrojtjes kundërajrore të rusëve