Miratohet ligji, vendi i parë në Azinë Juglindore që njeh zyrtarisht martesat e të njëjtës gjini

Tajlanda miratoi sot projektligjin për martesat e të njejtit seks, duke e bërë zyrtarisht vendin e parë në Azinë Juglindore dhe të tretin në Azi që njeh martesat e të njëjtit seks.

Vendimi do të hyjë në fuqi pas 120 ditësh, më 22 janar 2025. Projektligji, i cili doli pas dy dekadash përpjekjesh aktiviste, kaloi në Senat në qershor.

Tajlanda, një nga destinacionet turistike më të njohura në Azi, njihet tashmë për kulturën e saj LGBTQI+ dhe politikën e përfshirjes./abcnews.al

Read Previous

Ministri i Jashtëm i Libanit: Vetëm SHBA-ja mund t’i japë fund luftës

Read Next

Nis projekti për përzgjedhjen e mjekut familjar në tërë Kosovën