Miratohet Projektligji për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave. Përmes këtij projektligji u tha se do të bëhet përgatitja më e mirë e strukturave për menaxhimin e emergjencave.

Ekzekutivi i dha dritën e gjelbër edhe nismës për lidhjen e marrëveshjes për bashkëpunim me Turqinë, për “shëndetin ushtarak”.

Krahas këtyre, qeveria mori vendim edhe për themelimin e komitetit drejtues për mbikëqyrjen e zbatimit të projektit “Skema e profesionistëve të rinj” në kuadër të programeve IPA 2018./kp

Read Previous

KFOR-i njofton për përfundimin e një operacioni 24 orësh

Read Next

Rritet kuota e trajtimeve mjekësore për ushtarët e FSK-së në Turqi