Misioni special i Richard Grenell në Venezulë

I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell ka njoftuar të premten se ai po kthehej në Shtetet e Bashkuara me gjashtë shtetas amerikanë, një zhvillim i papritur pasi u takua me presidentin venezuelian Nicolas Maduro në Karakas.

Zyrtarët nga administrata Trump kishin thënë më herët të premten se një nga synimet kryesore të vizitës së Grenell ishte të siguronte lirimin e amerikanëve të ndaluar në vend, në një kohë kur administrata Trump ka nxitur një deportim dhe shtytje kundër bandave në Shtetet e Bashkuara, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Grenell nuk përmendi emrat e gjashtë burrave, të cilët i shfaqi në një fotografi në aeroplan derisa po ktheheshin. Ata ishin të veshur me veshje që përdorën nga sistemi i burgjeve venezueliane.

“Jemi nisur në shtëpi me këta gjashtë qytetarë amerikanë”, tha Grenell në një postim në X.

Read Previous

Rusia thotë se ka pushtuar një fshat tjetër në Donetsk në Ukrainën lindore

Read Next

​Rreth 126 mijë të rinj do të mund të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 9 shkurtit