Misteri i “balenës spiune”, shkencëtari zbulon nga është arratisur

Photo courtesy of Marine Mind

Misteri se pse një balenë beluga u shfaq në brigjet e Norvegjisë e veshur me parzmore mund të jetë zgjidhur më në fund.

Balena e bardhë e zbutur, të cilën vendasit e quajtën Hvaldimir, u bë kryefjalë pesë vjet më parë mes spekulimeve të përhapura se ishte një spiun rus.

Tani një eksperte e specieve thotë se ajo beson se balena me të vërtetë i përkiste ushtrisë dhe u arratis nga një bazë detare në Rrethin Arktik.

Por Dr Olga Shpak nuk beson se ishte një spiun. Ajo beson se beluga po trajnohej për të ruajtur bazën dhe iku sepse ishte një “huligan”.

Rusia ka refuzuar gjithmonë të konfirmojë ose mohojë se balena beluga ishte trajnuar nga ushtria e saj.

Por Dr Shpak, e cila punoi në Rusi duke hulumtuar gjitarët detarë nga vitet 1990 derisa u kthye në vendlindjen e saj në Ukrainë në 2022, tha për BBC News: “Për mua është 100% e sigurt. /Euronews.al/

Read Previous

NBA: Stephen Curry mund i vetëm Dallas, Detroit triumfon pas kohës shtesë

Read Next

Nga data 15 nëntor veturat duhet të pajisen me goma të dimrit