Misteri që qëndron pas këtij “pylli të shtrembër”

Ky është i ashtuquajturi “Pylli Stravo” i cili ndodhet në Poloni dhe ka një veçori të veçantë.

Të gjitha pemët kanë një kurbë të çuditshme në bazën e trungut të tyre.

Më shumë se 400 pemë të mbjella rreth viteve 1930 janë në formë harku në trungun e tyre.

Disa spekulojnë se ato janë mbjellë në një mënyrë specifike që të rriten qëllimisht në këtë formë dhe më pas të përdoren në ndërtimin e mobiljeve ose varkave.

Një version tjetër thotë se kjo është për shkak të një stuhie dëbore, që ndodhi kur pemët ishin të vogla duke iu shkaktuar këtë transformim.

Ekspertët thonë se kjo i ka mbajtur të ngrira për një kohë të gjatë, si rezultat i së cilës nuk mund të rriten normalisht. Por pyetja është se pse ky fenomen ka ndodhur vetëm tek këto 400 pemë. Shpjegimi më i mundshëm përfshin ndërhyrjen njerëzore./KultPlus.com

Read Previous

Sot bëhet varrimi i 20-vjeçares që humbi jetën nga Covid-19 në Gjakovë

Read Next

Ish-drejtuesit e Telekomit sot dalin para gjykates, aktakuza për 30 milionë euro korrupsion në kontratën me ‘Z-Mobile’