Modriqi në pritje të kontratës së re te Reali

Mesfushori kroat Luka Modriq është ende në pritje të një kontrate të re te Real Madridi, raporton gazeta spanjolle Marca .

Modriq 36-vjeçar është në muajt e tij të fundit të kontratës me Realin dhe dëshiron ta rinovojë atë.

Ende nuk është gjetur një gjuhë e përbashkët mes Modriqit e Realit dhe disa klube janë duke e monitoruar situatën.

Modriq mund të transferohet si lojtar i lirë në ndonjë skuadër gjatë verës./Koha.net/

Read Previous

​Ngritja e çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore, inflacioni në SHBA arrin në 7.9 për qind

Read Next

Kometa mund të ketë zhdukur një civilizim amerikan para 1500 vjetësh