Ditë më parë komuna e Gjakovës ka kaluar në zonën e kuqe. Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë si pjesë kyçe në implementimin e strategjisë për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së virusit gjatë katër ditëve ka shqiptuar 124 gjoba për ata që nuk kanë respektuar masat anti-covid.
Major Lumi tha se përveq kësaj në kuadër të planit operativ Policia e Kosovës ka shqiptuar 115 gjoba të trafikut.
Konform ligjit gjatë këtyre ditëve është duke u bërë edhe lëshimi i njoftimit për paraqitje obligative për të gjithë kundërvajtësit në trafik.
Në vazhdimësi Policia e Kosovës po bënë sanksionimin e qytetarëve të pandërgjegjshëm në përputhje më dispozitat ligjore.