Përdorimi i drogës vazhdon të mbetet dukuri shqetësuese në Gjakovë. Një numër i konsiderueshëm i të rinjëve janë përdoruesit më të shumtë të substancave narkotike. Kështu thotë shefi I repartit të sëmundjeve të varësisë, Ilir Grezda. Ai ka bërë të ditur se për trajtimin e rasteve të abuzimit me droga në krahasim me vitin e kaluar mosha e përdoruesve është shumë më e re dhe situata pandemike poashtu ka ndikuar në rritjen e përdoruesëve të narkotikëve.
Ai bën apel që kushdo që ka nevojë të kërkojë ndihmën profesionale mund të paraqitet në spitalin “Isa Grezda”. Poashtu kërkon ndihmë nga shteti në krijimin e një vendi të veçantë për trajtimin e personave që përdorin narkotikë.