Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme pritet të jetë me mot të ndryshueshëm, me vranësira të shpeshta dhe të shoqëruara me riga shiu.
Sipas IHMK-së, temperaturat do të shënojnë ngritje, derisa erë do të fryjë kryesisht kah jugperëndimi.
Të hënën (14 prill) temperaturat do të shkojnë deri në 18 gradë celsius. Moti do të jetë i vranët dhe vende-vende me reshje të shiut.
Të martën është parashikuar që të ketë reshje shiu, e temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë celsius, e ato maksimalet do të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë.
Të mërkurën temperaturat do të shkojnë deri në 24 gradë celsius. Parashihet mot i vranët dhe me intervale me diell.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4/m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit.
“E enjte- Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare. E premte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8-gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s”, njofton Instituti Hidrometeorologjik.
Temperaturat më të larta, 24 gradë celsius, do të regjistrohen në Prizren, Gjakovë dhe Istog./Koha.net