Mot i vranët dhe me reshje shiu në dy ditët e ardhshme

Mot i vranët dhe me reshje do të mbajë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të jenë nga 0-1 gradë Celsius kurse ato maksimale nga 5-6 gradë.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu dhe bore, ndërsa në viset malore me reshje bore të intensitetit mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Ekonomiaonline

Read Previous

Shqipëria nuk i vaksinoi mjekët kosovarë që shkuan vullnetarisht

Read Next

Keni shenja nga aknet? Këto ushqime ju ndihmojnë në zhdukjen e tyre në mënyrë natyrale