Prishtina Weather ka publikuar parashikimin e motit për sot dhe ditët e ardhshme.
Sot në mëngjes pritet të jetë mot më i ftohtë dhe me ngrica, e mbeten ende vranësira, por pa të reshura.
Gjatë ditës vranësirat shpërndahen, e në mbrëmje me kthjellime.
6.04 – Kryesisht me diell. Pasdite më vonë dhe në mbrëmje vranësirat shtohen, e priten edhe të reshura shiu, derisa në vise kodrinoro-malore edhe reshje bore.
7.04 – Ftohtë dhe kryesisht vranët. Reshjet e shiut shndërrohen edhe në borë orëve të mëngjesit, derisa në vise kodrinoro-malore do të ketë vetëm reshje bore.
8.04 – Mbetet mot i ftohtë, në mëngjes edhe me ngrica. Ditën me vranësira të ndryshueshme, e përreth viseve kodrinoro-malore priten edhe rrebeshe të dobëta bore, derisa në vise më të ulëta të përziera edhe me shi.
9.04 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes me ngrica.
Temperaturat minimale lëvizin ndërmjet -2C dhe 0C, në ditët e para të javës, e të enjten zbresin edhe në -4C, ndërsa maksimalet pas një rritjeje deri në 14C, ditën e martë zbresin deri në 4C, ditën e mërkurë, e deri të premten me tendencë të rritjes deri në 12C.
“Fillimisht do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga krahu jugor 5-14m/s, e nga mbrëmja e së martës nga krahu verior 4-9m/s. Shtypja atmosferike pëson rënie të thellë deri ditën e martë, e më pas me tendencë të rritjes edhe lartë mbi vlera normale deri ditën e premte”, njofton PW.