Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 09 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12 deri në 15 gradë Celsius.