Moti sot në Kosovë

Për të martën në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve, kryesisht afatshkurtër, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 14 gradë Celsius, transmeton MeteoKosova.

Era do fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-55 km/h!. /Telegrafi/

Read Previous

Ish-legjenda e Chelseat beson se klubi bëri gabim duke mos nënshkruar me Ronaldon

Read Next

Begaj këshillon Kosovën: Dëgjojeni më shumë SHBA-në e BE-në