Moti sot në Kosovë

Sot dhe nesër vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijojë kushte për mot kryesisht të vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat do të shoqërohen me riga shiu.

Sa i përket temperaturave ato do të shënojnë rritje ditën e shtunë, ndërsa të premten vazhdojnë temperaturat e ulëta të ngjashme me temperaturat e ditëve të fundit

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s. /KP/

Read Previous

Shqipëri/ Pesë viktima në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19

Read Next

Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë mbajnë sot mbledhjen e përbashkët në Elbasan